Chelsea po analizon mundësinë për të afruar Marcus Rashfordin para përfundimit të afatit kalimtar, pasi londinezët kërkojnë ende të përforcojnë repartin ofensiv.
Klubi anglez dëshiron të shtojë në skuadër një tjetër lojtar të aftë të mbulojë disa role në sulm dhe Rashfordi konsiderohet një prej alternativave të mundshme.
Të lidhura
None found
Fleksibiliteti i tij për të luajtur në pozicione të ndryshme të vijës së parë mund ta bëjë reprezentuesin anglez një zgjedhje interesante për Chelsean, që po shqyrton opsionet në ditët e fundit të merkatos së verës.
E ardhmja e Rashfordit vazhdon të jetë e paqartë, ndërsa Chelsea mund të tentojë transferimin e tij nëse palët arrijnë një marrëveshje për kushtet e duhura.
Skuadra nga Londra pritet të ndjekë nga afër zhvillimet dhe të kërkojë përforcime cilësore në sulm përpara mbylljes së afatit kalimtar.
Vlera e tij në treg llogaritet aktualisht në 40 milionë euro, megjithatë transferimi përfundimtar mund të realizohet edhe për një shumë prej 30 milionë eurosh.
