Chelsea nuk ka ndërmend të ndalet në merkato, shumë pranë transferimit të Kounde

Chelsea nuk ka ndërmend të ndalet edhe në këtë merkato vere.

“Blutë e Londrës” janë shumë pranë kompletimit të transferimit të mbrojtësit të Sevillas, Jules Kounde.

Një gjë të tillë e ka konifrmuar pak më parë Ginaluca Di Marzio, sipas të cilit “The Blues” janë shumë afër marrëveshjes për transferimin e futbollsitit për 50 milionë euro.

Gjiganti anglez duket se synon që këtë vit të luftojë në të gjitha frontet pasi ka krijuar një ekip shumë të fortë në të gjitha repartet.

Ekipi i Thomas Tuchel pak javë më parë kompletuan sulmin me blerjen e Romelu Lukakut, ndërsa tani mbrojtja e tyre do të forcohet tejmase me Kounden.

Interesim për francezin kanë shprehur shumë ekipe evropiane, por duket se e ardhmja e tij është në Premier League.


Shtuar 25.08.2021 22:55