Chelsea nuk ishte as opsion, Cole Palmer ishte pranë transferimit tek një tjetër klub anglez

Një klub i Ligës Premier raportohet se ishte shumë afër transferimit të Cole Palmer nga Manchester City para se të arrihej marrëveshja për kalimin e tij të Chelsea.

Në afatin kalimtar veror, Palmer la Cityn për të kaluar në ‘Stamford Bridge’ në një marrëveshje që kushtoi rreth 45 milionë euro.

Deri më tani këtë sezon, anglezi ka shënuar 25 gola dhe ka dhuruar 13 asistime në 41 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Chelsean.

Sipas nënkryetares së West Ham United, Karren Brady, Palmer ishte shumë pranë transferimit tek West Hami, madje ata kishin një marrëveshje në parim me Cityn.

“Nga të gjitha lajmet që kam parë, Cole është shumë i mirë përballë portës njësoj si Jimmy Greaves. Kjo është arsyeja pse David Moyes u mundua shumë që ta transferojë atë. Ne madje kishim një marrëveshje të arritur me Manchester Cityn, deri në momentin kur Chelsea hyri në lojë”, ka thënë Brady.

Më herët gjatë kësaj jave, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, u pyet nëse ishte penduar që e lejoi largimin e Palmer pas paraqitjeve të tij fantastike këtë sezon.

“Gjatë parasezonit i thashë qëndro sepse Mahrez do të largohej, dhe ai më tha ‘jo, dua të largohem’. Pas dy sezoneve, çfarë mund të thoja unë?”.

“Ai po kërkonte për dy sezone që të largohej. I thashë ‘jo, qëndro’. Çfarë mund të bënim më shumë ne”, kishte deklaruar Guardiola. /Telegrafi/


Shtuar 20.04.2024 19:06