Chelsea nuk heq dorë për Lukakun, po përgatit një tjetër ofertë

Mediat angleze vazhdojnë të raportojnë se Chelsea do bëjë një ofertë të tretë për sulmuesin Romelu Lukaku, pavarësisht që dy ofertat e para u refuzuan nga Inter dhe vetë lojtari.

 

Belgu ka gjetur formën më të mirë në Itali duke shënuar 64 gola në 95 ndeshje duke i ndihmuar edicionin e kaluar të fitojnë Seria A.

The Athletic dhe Telegraph raportojnë se Chelsea e kanë rikthyer Lukakun si prioritet pasi Borussia Dortmund assesi nuk do ta shesë Erling Haalandin.

Inter ka hedhur poshtë dy oferta, por kjo mesa duket nuk do ta ndal kampionin e Evropës.

“Neurazzurët” kanë disa probleme financiare, por nëse ndonjë sulmues do largohet në verë, Lautaro Martinez do ishte kandidati i vetëm, duke marrë parasysh se ka pengesa në rinovimin e kontratës.

Sidoqoftë, Lautaro ëndërron të luajë në Spanjë për Atleticon, Realin ose Barcelonën, andaj do refuzojë kalimin në Premierligë.

Chelsea thuhet se ka ofruar mbi 100 milionë euro për Lukakun, vlerë që ndoshta do të bëjë që Inter të konsiderojë ofertën e lartë.


Shtuar 2.08.2021 18:07