Chelsea nuk e ka thënë fjalën e fundit për Kounde

Dukej si një nënshkrim i hedhur poshtë dhe kjo nuk do të realizohej, por Chelsea është i gatshëm të përfundojë një nga operacionet që merkato e fundit e verës la hapur, atë të Jules Kounde.

Për klubin britanik është e rëndësishme të shtohet një qendërmbrojtës i lartë dhe lojtari i Sevillas vazhdon të jetë në pole-position. Me Rüdiger që nuk rinovon dhe Thiago Silva në pjesën e fundit të fazës së tij në Stamford Bridge, mbrojtësi francez i klubit spanjoll tregon për një nënshkrim të nevojshëm dhe gjithashtu të kërkuar nga Thomas Tuchel.

Oferta e verës nuk u realizua pasi Sevilla nuk donte të pranonte më pak se 80 milionë euro që shënoi klauzolën e largimit të lojtarit, por tani situata ka ndryshuar. E gjithë Sevilla ka nevojë për likuiditet për të forcuar veten dhe Kounde është i pakënaqur. Për 50 milionë euro marrëveshja mund të mbyllet, e njëjta ofertë që londinezët paraqitën disa muaj më parë. /albeu.com


Shtuar 20.12.2021 14:07