Pas humbjes ndaj Manchester City-t, Chelsea është rikthyer te fitorja ndaj Southampton në javën e 7 të Premier League me rezultatin, 3-1.
“Blutë” e nisën më mirë ndeshjen duke arritur të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 9 me talentin Chalobah. Teksa pjesa e parë po vinte drejt përfundimit, Werner ia del të dërgojë topin në rrjetë në minutën e 41, por anullohet nga VAR.
1-0 do të ishte rezultatin i 45 minutave të para, ndërsa pjesa e dytë nis më mirë me miqtë. Ward-Prowse shënon në minutën e 61 duke barazuar rezultain në Stamford Bridge.
Një barazim që miqtë tentuan ta mbanin me fanatizëm po nuk ia arritën, pasi në minutën e 84 do të ishte përsëri Werner që do të dërgonte topin në rrjetë, këtë herë në mënyrë të rregullt.
Në minutën e 89, Chillwell do të shënonte golin e tretë dhe të sigurisë për skuadrën e Tuchel.
Me këtë fitore Chelsea ngjitet momentalisht në krye me 16 pikë, 2 me shumë Liverpool i vendit të dytë që është me një ndeshje më pak.
Southampton i Brojës i cili mungoi në këtë ndeshje si pjesë e një marrëveshje në kontratë ndodhet në vendin e 17 me 4 pikë./albeu.com