Chelsea kërkon talentin e Benficas, ofron Brojën plus 60 milionë euro

E ardhmja e Armando Brojës te Chelsea duket çdo ditë e më larg. Sulmuesi me shumë gjasa mund të largohet në merkaton e janarit drejt një tjetër ekipi.

Për shërbimet lojtarit kuqezi ka një interes të madh nga West Ham, por duket se “Blutë” e Londrës kanë skenarë të tjerë për largimin e tij. Sipas “The Sun”, drejtuesit kërkojnë përforcime dhe mendojnë të sakrifikojnë Brojën.

Por jo vetëm kaq pasi për talentin portugez, Antonio Silva drejtuesit do të ofrojnë edhe 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij. Në këto kushte nëse diçka e tillë do të arrihet mes dy klubeve, Broja do të vishte fanelën e Benficas në Portugali. Skuadra portugeze kërkon minimalisht 90 milionë euro për shërbimet e Silvas dhe në këto kushte Chelsea synon të ofrojë Brojën plus 60 milionë euro. /newsport.al/


Shtuar 4.01.2024 12:04