Kanë nisur zyrtarisht negociatat për rikthimin e Lukakut tek Interi.
“The Telegraph” raporton se nga kontakti i ditës së sotme mes Lukakut dhe presidentit të ri të klubit, Todd Boehly, ka rezultuar pozitiv për sulmuesin belg pasi bosi i klubit anglez ka dhënë dritën jeshile për largimin e Lukakut.
Ai ka pranuar huazimin e belgut tek Interi dhe deri në fundjavë, maksimumi në fillimin e javës tjetër pritet që Lukaku të fluturojë drejt Milanos për të firmosur./ h.ll/albeu.com