Chelsea ka arritur të triumfojë në derbin e Londrës përballë Tottenham në “Stamford Bridge” me rezultatin e pastër, 2-0.
Në pjesën e parë edhe pse nuk munguan rastet asnjëra nga skuadrat nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë.
Me të nisur e dyta, vendasit zhbllokojnë rezultatin me një super gol të Ziyech dhe vetëm 5 minuta më vonë, do të dyfishon me Thiago Silva.
Në minutat në vazhdim shifrat nuk do të ndryshonin duke bërë që Chelsea të merrte një fitore të madhe dhe të merituar përballë një rivali si “Spurs”. r.t/albeu.com