E ardhmja e Cristiano Ronaldos vazhdon të diskutohet gjerësisht. Portugezi tashmë dihet se ka kërkuar largimin nga Manchester United, pasi dëshiron të luajë në Champions League, kompeticion ku djajtë dështuan për të arritur.
Shumë skuadra kanë dalë në skenë si mundësi reale për t’u transferuar CR7, por ka dhe nga ata skuadra që raportohet se i kanë mbyllur “derën” sulmuesit, pasi nuk janë në gjendje që të bëjnë të mundur transferimin e tij.
Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Chelsea tashmë thuhet se kanë refuzuar pesë herë fituesin e Topit të Artë, me Atletico Madridin skuadrën e fundit që është lidhur me të.
Ekipi i Diego Simeone do të kishte vështirësi për të përballuar pagën e tij, por sipas reporterit të CBS, Ben Jacobs, ata nuk do të duhet të paguajnë pagën e tij aktuale.
Sipas Jacobs, Jorgo Mendes po sigurohet që klubet të jenë të vetëdijshme që paga e tij nuk duhet t’i largojë klubet pasi CR7 është i gatshëm të marrë një ulje page prej 30 për qind, megjithëse kjo do të nënkuptonte ende të paktën 300 mijë funte apo 350 mijë euro në javë./albeu.com