CHAMPIONS/ Young Boys, Malmo dhe Benfica sigurojnë kalimin në fazën e grupeve

Young Boys, Malmo dhe Benfica kanë siguruar sonte (e martë) kualifikimin tutje.

Young Boys mposhti Ferencvarosin e Mryto Uzunit me rezultat të përgjithshëm  (6 – 4).

Malmo u kualifikua duke eliminuar Ludogoretsin me rezultat të përgjithshëm 2 – 3, derisa Benfica eliminoi PSV-në (1 – 2).

Nesër do zhvillohen edhe tre sfida të tjera, ku do mësohen emrat e tre skuadrave të fundit që do jenë pjesë e fazës grupore.

Gjasa kanë Dinamo Zagrep i Lirim Kastratit dhe RB Salzburgu i Mërgim Berishës.


Shtuar 24.08.2021 23:08