CHAMPIONS/ Sonte zhvillohen dy ndeshje të kthimit të fazës çerekfinale (FOTO LAJM)

Sonte zhvillohen dy super ndeshje në kuadër të çerekfinaleve në UEFA Champions League.

Chelsea luan ndaj FC Portos, ndeshjen e dytë çerekfinale,

Ekipi i Thomas Tuchel futet në këtë duel me një përparësi të madhe, pasi si mysafir arriti të fitonte me rezultat 2 me 0.

Në anën tjetër, Paris Saint-Germain e pret në ‘Parkun e Princave’ kampionin e Bundesligas, Bayern Munchen.

Edhe klubi i Pochettinos ka një përparësi, pasi arriti fitore në ‘Allianz Arena’ javën e kaluar me rezultat 3-2.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 21:00.


Shtuar 13.04.2021 09:18