CHAMPIONS/ Rikthehen emocionet e kompeticionit më të rëndësishëm për klube, këto janë 2 super ndeshjet e ditës së sotme

Ditën e sotme rikthehet Champios League, me fazat që sa vijnë e bëhen më të nxehta. Sonte do të luhen dy ndeshjet e para të fazës cerek finale.

Ndeshja kryesora është ajo mes Real Madridit dhe Liverpoolit, por nuk mbetet pas as dueli tjetër mes, Manchester City-t dhe Borussia Dortmundit.

Real Madrid synon të bëjë befasinë këtë edicion duke provuar të fitojë Ligën e Kampionëve, ngase siç dihet nuk shihej si favorit dhe është nënvlerësuar në disa situata.

Ndërsa, Liverpool kërkon ‘hakmarrjen’ e para dy viteve dhe gjithashtu duan trofeun me prestigjiozë në vend për të siguruar pjesëmarrjen edhe edicionin tjetër, ngase nuk dihet nëse do mbesin në top katër.

Nga ana tjetër, Manchester City nuk do ta këtë aq të lehtë ndaj Borussia Dortmundit.

Të dy takimet nisin në ora 21:00. /albeu.com/


Shtuar 6.04.2021 08:13