CHAMPIONS/ PSG – Leipzig, statistikat dhe formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

PSG – Leipzig, është padyshim një nga ndeshjet më interesante të ditës së sotme në Champions League.

“Parisienët” renditen në vendin e parë të grupit A, bashkë me Clubb Brugge me nga katër pikë. Gjermanët e Leipzig nuk kanë arritur të marrin asnjë pikë në dy ndeshjet e para e për rrjedhojë ndodhen në vendin e fundit.

Pochettino ka një numër të madh lojtarësh të dëmtuar, e megjithatë organika vazhdon të mbetet e pasur. Lojtarët që nuk janë të  gatshëm për këtë ndeshje janë, Neymar, Paredes, Ramos, Navas, Di Maria për shkak të kartonit të kuq dhe Marquinhos mbetet në dyshim.

Edhe Leipzig do të ketë dy mungesa të rëndësishme si, Marcel Haltenberg dhe Dani Olmo.

Skuadra gjermane ka humbur 4 ndeshjet e fundit në Champions dhe ka pranuar të paktën 2 gola në 6 takimet e fundit.

Në tre ndeshjet e fundit të PSG në Champions janë shënuar të paktën 2.5 gola. /albeu.com


Shtuar 19.10.2021 10:36