Champions League/ Arbnor Muja nuk mjafton, Shakhtar përmbys shifrat! Atletiko Madrid nuk e “fal” Feynordin

Champions League zhvilloi dy ndeshje të grupeve në këtë pasdite. Në Grupin H, Shakhtar Donetsk triumfoi me përmbysje 2-3 ndaj Antwerp në Belgjikë, në Bosuilstadion (Antëerp).

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 3-të nga sulmuesi i Shqipërisë, Arbnor Muja.

Michel-Ange Balikëisha dyfishoi shifrat në minutë ne 33-të, ndërsa ukrainasit duket se nuk e kishin thënë ende fjalën e tyre, pasi përmbysën llogaritë në pjesën e dytë me dopietën e Sikan dhe golin e Rakitskyi. Muja me shokë renditen në vendin e fundit, Shakhtar merr kështu 3 pikët e para.

Atletico Madrid mund mes shumë vuajtjesh Feyenoord në shtëpi, me shifrat 3-2 ( Grupi E). Ndeshja filloi mirë për mysafirët nga Holanda, me këta të fundit që detyruan Hermoson të shkaktojë autogol në minutën e 7-të. Në minutën e 14-të, Morata përfitoi pasi një lojtar i Feyenoord nuk largoi topin si duhet, duke mposhtur kështu portierin.

Djemtë e Slot me një skemë perfekte morën përsëri avantazhin në Metropolitano Stadium (Madrid), me Hancko. Në sulmin e fundit të pjesës së parë, pas një r rrëmuje në zonë, të besuarit e Simeones vendosën ekuilibrat me Griezmann, të ndihmuar këtu edhe nga një rrëmujë në zonë. Në fillimin e pjesës së dytë, pati festë te Los Colchoneros, me Moratën që kompletoi përmbysjen. Atletico renditet në vendin e parë me 4 pikë, 1 pikë më shumë se Feyenoord.


Shtuar 4.10.2023 20:55