Interi fiton 2-0 në Roterdam përballë Fejnordit në ndeshjen e parë të 1/8-ve të finales së Champions League dhe hedh një hap të madh drejt çerekfinaleve të turneut më të rëndësishëm europian për klube.
Zikaltërit e Inzaghit shënojnë nga një gol për çdo pjesë dhe marrin një sukses të rëndësishëm në Europë.
Thuram zhbllokon sfidën, ndërsa kapiteni Lautaro dyfishon shifrat në pjesën e dytë.
Zielinski ka luksin të humbasë një penallti (për të shënuar 3-0), ndërsa Asllani bën një paraqitje të mirë në fushë për 81 minuta (mesfushori shqiptar nisi takimin si titullar).
Ndeshja e kthimit do të luhet të martën e ardhshme (11 mars) në San Siro.