CHAMPIONS/ Chelsea  – Real Madrid, statistikat dhe formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme u përcaktua finalistja e parë e UEFA Champions Legue, me “citizens” që deklasuan “parisienët” dhe me meritë tani janë në Istanbul.

Ditën e sotme do të përcaktohet gjysmëfinalistja e dytë mes Chelsea dhe Real Madrid.

Ndeshja e parë në “Alfredo di Stefano” përfundoi me rezultatin e barabërtë, 1-1 me “blutë” që vijnë paksa më të avantazhuar në këtë ndeshje edhe pse gjithçka duket e hapur, shkruan Albeu.com.

Zidane mori disa lajme të mira dhe një lajm të keq para kësaj ndeshjeje. U rikthyen Ramos, Mendy e Valverde, por i mungon Varane.

Reali në këtë ndeshje pritet të rreshtohet me skemën 4-3-3 ndërsa Chelsea me skemën klasike, 3-5-2.

Për “galaktikët” edhe pse vijnë pas një dëmtimi pritet ta nisin titullar Ramos e Mendy ndërsa Hazard pritet ta nisë nga stoli me Vinicius që si shpesh herë këtë sezon do ti zërë vendin.

Skuadrat vijnë më pak mungase në këtë ndeshje edhe pse  Reali duket me i dëmtuar pasi në dispozicion nuk ka, Lucas Vasquez, Daniel Carvajal, dhe Raphael Varane ndërsa për skuadrën e Tuchel mungon vetëm Mateo Kovacic.

Chelsea është i pamposhtur në 10 nga 11 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion ndërsa Reali është i pamposhtur në 6 ndeshjet e fundit.

Super sfida i cila do të luhet në “Stamford Bridge” nis në orën 21:00′ ./albeu.com/


Shtuar 5.05.2021 10:17