CHAMPIONS/ Benfica – Bayern Munich, statisktikat dhe formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

Bayern dhe Benfica janë dy skuadrat që pozicionohen respektivisht në vendin e parë dhe në vendin e dytë në Grupin E.

Ditën e sotme ata do të përballen më njera-tjetrën në kuadër të ndeshjeve të treta në fazën e grupeve të Champions League.

“Bavarezët” kanë shansin të shkëputën dhe të jenë akoma më afër kualifikimit, ndërsa Benfica pasi mposhti Barcelonën me rezultatin 3-0, nuk ka pse mos tentojë një rezultat pozitiv edhe pëballë gjermanëve.

Nagelsmann do të përdorë modulin e tij të zakonshëm, 4-2-3-1, më majën e sulmit që do të udhëhiqet nga Leëandoëski. Në krahun tjetër, Jesus  me skemën 3-4-3 me sulmin që do të udhëhiqet nga Yaremchuk.

Skuadrat do të kenë nga dy mungesa të rëndësishme, te portugezët nuk do të jenë të gatshë, Seferovic dhe Lazaro, ndësa te gjermanët do të mungojnë, Davies dhe Goretzka.

Statistikat:

Bayerni ka fituar 21 nga 23 ndeshjet e fundit në Champions League.

“Bavarezët” kanë shënuar të paktën 2 gola në 20 nga 23 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion.

Benfica e ka mbajtur portën e paprekur në 5 nga 6 ndeshjet e fundit në Champions.

Bayerni ka fituar në pjesën dhe gjithë lojën në 5 nga 6 ndeshjet e fundit.

Benfica është e pamposhtur në 6 ndeshjen e fundit në këtë kompeticion.

Bayerni ka shënuar të paktën 2 gola në 3 ndeshjet e fundit përballë Benficas në të gjitha kompeticionet. /Albeu.com


Shtuar 20.10.2021 11:39