CHAMPIONS/ Barcelona – Benfica, formacionet e mundshme: Katalanasit vetëm për fitore

Një ndeshje që pritet të jetë tepër interesante ditën e sotme në Champions League është padyshim ajo që do të luhet në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Benficas.

Të dyja skuadrat janë në garë për vendin e dytë, me katalanasit që aktualisht e mbajnë atë me 6 pikë dhe portugezët që pocizionohen të tretët me 4 pikë.

Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve përfundoi me fitoren 3-0 të ekipit portugez, ndaj Barcelona e cila tanimë ka nisur një epokë tjetër me Xavin në krye, do të tentojë të marrë hak dhe të sigurojë kualifikimin në fazën tjetër.

Në ndeshjen debutuese në Champions, Xavi pritet ta rreshtojë skuadrën me skemën 4-3-3, ku për shkak të mungesave të mëdha, sulmi pritet të përbëhet nga Coutinho, Depay dhe Demir. Në krahun tjetër Benfica pritet të rreshtohet me skemën 3-4-2-1, me Rafa në majën e sulmit, i cili do të mbështetet nga Nunez dhe Yaremchuk.

Sa i përket mungesave, ekipit katalanas është shumë më i penalizaur pasi të gatshëm nuk janë, Aguero, Braithwaite, Dembele, Pedri, Fati dhe Dest. Për Benfican mungojnë vetëm, Verissimo dhe Pinho. /albeu.com

Formacionet e mundshme:


Shtuar 23.11.2021 10:31