Çfarë po ndodh me sponsorët e Euro 2020? Njësoj si CR7, Pogba heq birrën (VIDEO)

Paul Pogba është bërë futbollisti i fundit që ka hequr një sponsor të Kampionatit Evropian nga tavolina e konferencave, duke larguar një birrë që i ishte vënë përpara për konferencën për media pas fitores ndaj Gjermanisë të martën.

Pogba është kapur nga kamerat teksa heq shishen e birrës, ndërsa videoja menjëherë është bërë virale në rrjete sociale.

Veprimi i Pogbas erdhi pak ditë pasi superylli portugez Cristiano Ronaldo hoqi “Coca-Colën” e vendosur në tavolinën e konferencave për media.

36-vjeçari tashmë e kishte bërë të qartë se i pengojnë pijet e gazuara. Teksa hiqte pijet ai u shpreh “Pini ujë!”

Të martën, Franca mposhti Gjermaninë 1:0 në kuadër të Grupit F në “Euro 2020”.


Shtuar 16.06.2021 09:56