Çfarë po ndodh? Conte refuzon Tottenhamin, kërkon garanci

Antonio Conte duket se nuk është i bindur nga projekti Tottenham dhe pritet ta refuzojë ofertën, gjë që do të ndikojë po ashtu edhe në vendimin e Fabio Paraticit.

Sipas Sky Sport Italia, shkruan se situata është e tensionuar dhe se Conte ka gjithnjë e më shumë gjasa të refuzojë ofertën e londinezëve.

Conte u largua nga Interi sepse nuk ishte i gatshëm të pranonte një klub që kërkonte shkurtime në paga dhe largime të yjeve nga skuadra, kështu që Spurs nuk janë në një situatë shumë më të mirë se sa zikaltërit.

Gazetari Gianluca Di Marzio, shkruan se Conte është gati të refuzojë ofertën e Tottenham, pasi që ka frikë se nuk do të gjejë një skuadër konkurruese pas shitjeve që mund të ndodhin në verë.

Shqetësimi më i madh është largimi i mundshëm i Harry Kane dhe pamundësia që të zvogëluar hendekun e madh të këtij klubi sa i përket kualitetit me klubet e tjera të mëdha në Ligën Premier.

Tottenham po ashtu po përpiqet që të sjellë ish drejtorin e sportiv të Juventusit, Fabio Paraticin, por nëse Conte nuk shkon në Londër, atëherë kjo mund të ndikojë edhe në vendimin e tij.


Shtuar 4.06.2021 21:23