Çështja te Junajtid, Amorim bllokon dy lojtarë që duan të ikin

Mançester Junajtid, konfirmoi formën e mirë pas fitoreve ndaj Sanderland dhe Liverpul, duke mundur Brighton me rezultat 4-2 në Premier Ligë.

Dy gola të Mbeumo, plus gola nga Mateus Kunja dhe Kasemiro, siguruan një fitore të rëndësishme në “Old Trafford”.

Pas kësaj fitoreje, Unitedi renditet i gjashti në tabelë, një pikë përpara kampionit, Liverpulit, i cili ka pësuar katër humbje radhazi.

Vetëm pak ditë pas fitores ndaj Brajton, raportohet se Amorim ka marrë vendim për të ardhmen e Joshua Zirkzi dhe Kobi Maino.

Trajneri portugez u shpreh: “E di që në klubin tonë gjithmonë ka zhurmë. Lojtarët duan të luajnë, ka agjentë që flasin, por ata janë lojtarët tanë dhe na duhen të gjithë për një sezon të mirë”.

Maino, 20-vjeçar, ka bërë vetëm një start në sezonin 25/26, atë ndaj ekipit të ligës së dytë Grimsbi Toun në ‘Carabao Cup’.

Mesfushori nuk ka nisur asnjë ndeshje në Premier Ligë që nga maji. Ndërkohë, sulmuesi holandez Zirkzi renditet pas lojtarëve si Mbeumo, Kunja, Sesko dhe Maunt në hierarkinë e Amorim.

Për shkak të mungesës së minutave të rregullta, të dy lojtarët janë lidhur me një largim nga “Old Trafford”, por sipas “The Sun”, të dy janë vendosur që të bllokohen nga largimi gjatë merkatos së dimrit.


Shtuar 29.10.2025 12:54