San Siro mund të shpëtohet, kështu u shpreh Giuseppe Sala, kryebashkiaku i Milanos, i cili duke marrë pjesë në përkujtimin e viktimave të Foibes, foli për çështjen e stadiumit.
Megjithatë, Milani ka finalizuar blerjen prej 40 milionë euro të tokës në San Donato ku do të ndërtohet stadiumi i ri modern. Një sinjal i fortë për numrin një të qytetit që e bëri të qartë se projekti për të krijuar një impiant jashtë qytetit është më konkret.
“Unë mendoj se është ende një lojë e hapur, ne kemi parë gjithçka në vitet e fundit. Është një hap përpara, por unë vazhdoj të jem i sigurt dhe të mbaj dialogun me klubet. Nëse nuk do të shihja mundësi edhe për San Siro nga ana e tyre, do të kërkoja zgjidhje të tjera, por për mendimin tim ata ende e kanë atë.
Kontaktet me dy skuadrat janë të vazhdueshme. Javën e ardhshme është një takim me dy klubet edhe pse nuk ka ende një ditë të përcaktuar. Vetë Interi do të donte të vazhdonte me projektin e stadiumit në Rozzano. Deri më 30 prill opsioni është i disponueshëm për zonën e grupit Cabassi, jo shumë larg Forumit Assago”, tha Sala. /newsport.al/