Cavani apo Vlahoviç? Kë do të marrë Juventus?

Juventusi është në kërkim të një sulmuesi të ri në janar, dhe sipas ‘Tuttosport’, sulmuesi i Manchester United Edinson Cavani është në radarët e ekipit të Juves.

Cavani, 34 vjeç, e sheh kontratën e tij në Old Trafford të skadojë në qershor 2022.

Sipas raportit, ai është i hapur për t’u larguar nga Old Trafford sepse dëshiron një klub që e motivon atë.

Cavani është një nga lojtarët në radarët e Juventusit së bashku me Dusan Vlahovic të Fiorentinës dhe Gianluca Scamacca të Sassuolos.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Vlahovic është objektivi numër 1 i Bianconerëve, por Manchester City dhe Tottenham kanë një buxhet më të madh transferimi se ‘Zonja e Vjetër’ dhe është ende e paqartë nëse 21-vjeçari do të largohet apo jo nga Franchi në janar.

Sipas raportit, Juventusi duhet të shesë Dejan Kulusevski dhe Aaron Ramsey për të rritur buxhetin e tyre dhe për të bindur Fiorentinën të shesë Vlahovic./h.ll/albeu.com


Shtuar 11.12.2021 19:10