Castillejo mund të mos jetë pjesë e “kuqezinjve” sezonin e ardhshëm, klubi e vendos në shitje

Mesfushori spanjoll i Milanit, Samu Castillejo mund të largohet nga “kuqezinjtë” në fund të sezonit.

Sipas Tuttosport, marrëdhënia mes tij dhe klubit është ftohur nga që nga janari.

Për shkak të dëmtimeve dhe rënies së formës, spanjolli humbi vendin e titullarit. Milani e ka vendosur në shitje dhe kartoni i tij vlen 8 milion euro.

Ende asnjë skuadër nuk ka shprehur interes, dhe “Rossonerët” janë në pritje të ofertave./albeu.com/


Shtuar 30.03.2021 13:00