Cassano ul entuziazmin e Italisë: Ndeshjet shihen në çerekfinale

Italia i ka bërë një start të shkëlqyer Europianit, duke fituar dy ndeshje radhazi me shifrat 3-0 ndaj Turqisë e Zvicrës. Kaq ka mjaftuar që thuajse të gjithë të shohin skuadrën e Roberto Mancinnit si një prej pretendenteve kryesore për të fituar Europianin.

Por sipas Antonio Cassanos këto ndeshje në grup nuk tregojnë asgjë për forcën reale të Italisë dhe sa pretendente është në krahasim me skuadrat e tjera që duan t’i shkojnë në fund këtij turneu.

“Ndeshjet fillojnë të shihen në çerekfinale e më tej. Në fund Gjermania, Franca, Belgjika dhe Anglia fitojnë gjithmonë.

Ajo që po bën Mancini është e pabesueshme, por realiteti në këtë moment është se ndeshjet duhen parë me shumë kujdes në këtë moment. Kush më ka bërë më shumë përshtypje? E kam të vështirë të them nëse është Italia, Franca apo Anglia, pasi nuk janë ndeshje të besueshme në grupe”, tha ai.


Shtuar 17.06.2021 22:47