Antonio Cassano ka pasur fjalë shumë të ashpra për ish-bashkëlojtarin e tij të Romës, Gabriel Batistuta.
Antonio Cassano ka tërhequr së fundmi vëmendjen mbi veten e tij, teksa i referohet rasteve të ish-shokëve të tij për gabime që ai vetë beson se i kanë bërë.
Këtë herë “viktima” e tij ishte Gabriel Batistuta, me të cilin bashkëjetoi për dy vite në Romë, shkruan abcnewsa.al.
Kampioni i botës me Italinë kishte fjalë shumë të ashpra për ish-sulmuesin argjentinas, të cilin e quajti të vrazhdë dhe dorështrënguar. “Ishte e tmerrshme kur isha shok skuadre me Batistutën te Roma. Kur erdhi në Trigoria (qendra stërvitore e Romës) nuk e gostiti veten me asnjë kafe, nuk përshëndeti asnjë kamarier. Ai është i pasjellshëm dhe dorështrënguar. Në atë kohë, ai fitonte më shumë se 10 milionë nga futbolli”, tha ai.
Është e sigurt se Batistuta nuk do të jetë aspak i kënaqur me “goditjen” e re të Cassanos, me shtypin në Itali që pret me ankth nëse ai vetë do të mohojë publikisht pretendimet e italianit apo do të heshtë. /G.D albeu.com/