Cassano: Conte fiton dhe pastaj ikën, diçka nuk shkon

Antonio Conte u largua nga Inter papritur pasi riktheu te titulli zikaltërit pas 11 viteve. Trajneri nuk ra dakord me drejtuesit për planet e së ardhmes, teksa nuk kishte garanci për ruajtjen dhe forcimin aktual të organikës. Por, nuk është hera e parë që Konte largohet pasi fiton, teksa diçka të tillë e ka bërë edhe me Chelsea e Juventusin.

“Kush fiton, ka gjithnjë të drejtë. Ka bërë shumë mirë, ka mbajtur të bashkuar grupin dhe kishte vetëm një objektiv për të arritur. Ia doli edhe se Juventus nuk e bëri punën siç duhej, ndërsa Milani luftoi derisa mundi.

Por, kam një moment reflektimi dhe nëse Konte fitoi me Juventusin dhe u largua, fitoi me Chelsea dhe u largua, tashmë e përsëriti me Interin, atëherë ka diçka që nuk shkon”, u shpreh Cassano.


Shtuar 7.06.2021 14:01