Casillas: Dua që Kroacia apo Maroku të bëhen kampionë bote

Ish-portieri i Real Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas, ka pranuar se dëshiron që Kroacia ose Maroku të fitojnë Kupën e Botës.

Kujtojmë se në fazën gjysmëfinale skuadra afrikane do të takohet me Francën dhe kroatët do të përballen me Argjentinën.

“Unë do të doja që Kupa e Botës të fitohej nga një ekip që nuk kishte kurrë një shans, si Maroku dhe Kroacia”, thas Casillas për Sport.es.

Ndeshja Argjentinë-Kroaci do të zhvillohet nesër më 13 dhjetor, ndërsa takimi mes Francës dhe Marokut do të zhvillohet një ditë më vonë. /G.D albeu.com/


Shtuar 12.12.2022 12:20