Carlo Ancelotti ka një kërkesë për Guler pas zhgënjimit të tij për mungesën e minutave te Real Madridi

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka pranuar se në mënyrë që të zhvillohet, sensacioni turk Arda Guler ka nevojë për minuta.

18-vjeçari ka luajtur vetëm 92 minuta këtë sezon deri më tani, pasi u transferua nga Fenerbahce në verë për shumën e 25 milionë eurove.

Guler ka refuzuar mundësinë për të luajtur në huazim verën e kaluar, dhe në vend të kësaj shprehu dëshirën për të luftuar për vendin e tij në ekip, por ka humbur gjashtë muajt e parë të sezonit për shkak të disa lëndimeve.

Që prej rikuperimit të tij, ai është parë tejet i zhgënjyer me mungesën e minutave dhe duket se në të njëjtën kohë po ‘teston nervat’ e Ancelottit.

Tekniku italian u pyet në konferencën për shtyp para ndeshjes me Valencian nëse Guler mund të shkojë në huazim.

“Varet nga rrethanat. Unë mendoj se një lojtar i ri si ai për tu zhvilluar duhet të luajë dhe të shfaq kualitetin e tij, që përplaset me kërkesat e ekipit dhe klubit në përgjithësi. Ne duhet të jemi të durueshëm për këtë arsye. Natyrisht, unë e kuptoj se për zhvillimin e tij është e nevojshme që t’i jap minuta, por ndonjëherë kjo nuk përputhet me kërkesat e ekipit”, ka thënë Ancelotti.

Ancelotti ka thënë fjalë të mira për Guler në të kaluarën sa i përket aftësive të tij, por padyshim që toni i tij ka ndryshuar pasi ai ka kërkuar për durim nga talenti turk.

Duke marrë parasysh se Euro 2024 është në horizont, Guler kishte shpresuar se ai do të merrte minuta në këmbët e tij në mënyrë që të jetë në formë optimale. /Telegrafi/


Shtuar 1.03.2024 19:05