Carlo Ancelotti nuk e ka pranuar mundësinë për t’u rikthyer në drejtimin e Kombëtares së Italisë, duke bërë të qartë se mbetet tërësisht i angazhuar në projektin e Brazilit.
None found
“GE Globo” raporton se tekniku italian i ka dhënë fund interesimit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), përfaqësuesit e së cilës kishin kryer kontakte paraprake për t’u informuar mbi planet e tij dhe klauzolën që mundëson largimin nga kontrata.
Detajet u zbuluan nga Paolo Maldini, drejtori i ri teknik i kombëtareve italiane, i cili konfirmoi se bisedat e para ishin zhvilluar rreth dy javë më parë.
Ancelotti, megjithatë, ka theksuar se nuk synon ta braktisë detyrën e përzgjedhësit të Brazilit. Ai së fundmi ka rinovuar marrëveshjen me Konfederatën Braziliane të Futbollit (CBF), duke e zgjatur atë deri në vitin 2030.
Në kërkim të pasuesit të Gennaro Gattusos, Federata Italiane po vlerëson kandidatura të tjera për stolin e përhershëm. Në këtë kuadër, ajo po zhvillon bisedime edhe me Pep Guardiolën.
Aktualisht, Ancelotti po kalon pushimet në Kanada. Rikthimi i tij në Rio de Janeiro pritet gjatë muajit gusht, kur do të fillojë përgatitjet e Brazilit për ndeshjet miqësore të shtatorit kundër Australisë.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…