Categories: sport

Ancelotti sqaron mungesën e Alissonit në listën e Brazilit

Alisson Becker nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të ardhshëm të Brazilit. Vendimi për të lënë jashtë portierin e Liverpoolit ka ngjallur vëmendje, pasi ai konsiderohet një prej gardianëve më të mirë brazilianë.

Të lidhura

None found

Megjithatë, trajneri Carlo Ancelotti ka sqaruar se mosprania e 33-vjeçarit nuk përfaqëson një përjashtim të tij nga planet e kombëtares për kompeticionet e ardhshme.

Sipas teknikut italian, kjo periudhë do të shërbejë për t’u dhënë hapësirë portierëve të rinj dhe për të nisur ndërtimin e një cikli të ri për Brazilin, pas një fushate zhgënjyese në Kupën e Botës.

“Jemi të motivuar nga fakti se kemi kohë për t’u përgatitur për një cikël të ri dhe për t’u bërë gati për garat që na presin”, ka deklaruar Ancelotti.

Ai theksoi se Alissoni mund të rikthehet në ekip, veçanërisht nëse vazhdon të ruajë formën e tij më të mirë.

“Kjo nuk do të thotë se të tjerët janë të përjashtuar. Ne e njohim shumë mirë Alissonin dhe kur të vijnë garat, si Copa America, nëse ai vazhdon të jetë portieri më i mirë në Brazil, Alissoni do të luajë”, ka thënë Ancelotti.

Ancelotti nënvizoi se zgjedhja e bërë për këtë grumbullim lidhet me dëshirën për të testuar futbollistë të rinj dhe jo me mungesën e besimit ndaj portierit të Liverpoolit.

“Por tani duhet t’u japim përparësi lojtarëve më të rinj”, ka shtuar ai.

Gjatë kësaj pauze trejavore, Brazili do të zhvillojë tri ndeshje miqësore. “Selecao” do të përballet dy herë me Australinë, më 25 dhe 29 shtator, ndërsa më 3 tetor do të luajë ndaj Indisë.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

5 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

6 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

6 hours ago