Pavarësisht disfatës 2-1 ndaj Norvegjisë dhe daljes nga Kupa e Botës në fazën e 1/8-ave, Carlo Ancelotti do të vijojë të jetë trajner i përfaqësueses së Brazilit.
Si tekniku italian, ashtu edhe Federata Braziliane e Futbollit (CBF), kanë bërë të ditur se plani afatgjatë nuk vihet në diskutim, edhe pse kombëtarja braziliane shënoi paraqitjen e saj më të dobët në një Kupë Bote që nga viti 1966.
None found
Ndonëse presioni nga opinioni publik është shtuar pas eliminimit të hershëm, trajneri 67-vjeçar reagoi menjëherë në rrjetet sociale, duke mbyllur zërat për të ardhmen e tij dhe duke theksuar se synon të mbetet në pankinë.
“Sot dhimbja është e madhe, por besimi në atë që po ndërtojmë nuk ndryshon. Ne do të vazhdojmë të punojmë për ekipin tonë kombëtar. Gjithmonë së bashku. Gjithmonë Brazil!”, ka shkruar Ancelotti në platformën X.
Humbja ndaj Norvegjisë e thellon serinë negative të Seleçaos, që tashmë numëron shtatë disfata radhazi në fazat eliminatore të Kupës së Botës përballë ekipeve evropiane.
Tani stafi teknik ka përpara një mision të vështirë për të rikthyer frymën garuese të skuadrës, para sfidave të forta që e presin në ndeshjet kualifikuese ndërkombëtare.
Ancelotti duhet gjithashtu të përfshijë sa më shpejt talente të reja si Endrick, me synimin për t’i dhënë fund periudhës më të gjatë pa trofe në historinë moderne të futbollit brazilian.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…