Carabao Cup: Chelsea dhe Tottenham kalojnë në gjysmëfinale (VIDEO)

Janë mbyllur dy ndeshjet çerekfinale të EFL Cup, ku tashmë dihen tre skuadrat që kanë kaluar në gjysmëfinale.

Chelsea fitoi në fund ndaj Brentford me rezultat 2-0.

Pontus Jansson shënoi autogol, ndërsa një gol e shtoi Jorginho për fitoren e bluve.

Edhe Tottenhami ka zënë një vend në gjysmëfinale, pasi që mposhti West Hamin me rezultat 2-1.

Steven Bergëijn dhe Lucas Moura i shënuan golat e fitores.

Liverpool, Chelsea dhe Tottenham i bashkohen Arsenalit në gjysmëfinale të EFL Cup.


Shtuar 22.12.2021 22:58