Roma dhe Jose Mourinhon janë tronditur dy herë ditën e sotme. Fillimisht para ndeshjes me Cremoneses, ku blerja e bujshme Wijnaldum pësoi një dëmtim të rëndë dhe pritet mungojë gjatë dhe një tjetër “goditje” gjatë ndeshjes që po zhvillohet në Olimpico.
Të lidhura
None found
Në fundin pjesës së parë, ylli i skuadrës Nicolo Zaniolo merr një goditje nga mbrojtësi kundërshtar dhe dëmton rëndë shpatullën.
Pas ndihmës së mjekëve ai u nxorr nga fusha me makinën e emergjencës, ndërsa vendin e tij e zuri El Sharaëay.
Nuk dihet sesa i rëndë është dëmtimi i 23-vjeçarit, por nga pamjet në fushë shpresat se mund t’ia hedhë paqë duken të pakta./albeu.com
