Cana i “tërheq veshin” Kumbullës dhe i kujton humbjen historike të Romës në 26 maj

Një mesazh prej kapiteni. Lorik Cana i jep leksion Marash Kumbullës, i përfshirë shumë në festimet e Romës, madje ndonjëherë edhe duke e kaluar kufirin si në rastin e banderolës ironizuese kundër Lazios.

Kumbulla, një nga pasardhësit e Canës në Kombëtaren Kuqezi, ka bërë një postim në istagram ku shkruan: Gjysmë e verdhë gjysmë e kuqe, Roma është verdhekuqe.

Nuk ka vonua përgjigja e ish kapitenit të Shqipërisë dhe një prej njerëzve simbol të Lazios së vitit 2013, Lorik Cana. “Ok vëlla, gjithçka shumë e bukur, shumë e merituar por duhet të mësosh që data 26 e çdo muaji maj është simbol i hegjemonisë së Lazios. Roma është shqiponja”, replikon Cana.

Cana i “tërheq veshin” Kumbullës dhe i kujton humbjen

Ish-kapiteni kuqezi sigurisht që i referiohet finales së Kupës së Italisë në vitin 2013, e para dhe e vetmja e atij lloji mes Lazios e Romës, e fituar 1-0 bga bardhekaltërit në ndeshjen ku Cana ishte titullar.


Shtuar 28.05.2022 08:48