Camarda bën historinë në “San Siro”, italiani më i ri që ka debutuar në Champions

Moment historik në “San Siro” në minutën e 75-të të ndeshjes së Champions League mes Milanit dhe Bruges.

Trajneri i kuqezinjve, Fonseca dërgoi Francesco Camarda në fushë në vendin e Moratas mes zhurmës së turmës së pranishme.

Camarda është në fakt lojtari më i ri italian që ka debutuar në Champions League në moshën 16 vjeç e 226 ditë.

Është thyer rekordi i mbajtur nga Moise Kean, i cili debutoi me fanellën e Juventusit në moshën 16 vjeç e 267 ditë.


Shtuar 22.10.2024 22:51

Tags: ,