Përfundon në barazim 1-1 ndeshja e madhe Inter-Napoli, e vlefshme për javën e 12-të të Serisë A.
Napolitanët zhbllokuan sfidën në minutën e 23-të me një goditje nga afër të McTominay, por u arrit në fund të pjesës së parë me një silur nga distanca të Calhanoglu.
Zikaltërit u përmirësuan në pjesën e dytë dhe patën mundësinë e shkëlqyer për të kthyer ndeshjen në favor, por vetë Calhanoglu tradhtoi veten nga pika e bardhë duke goditur shtyllën dhe duke humbur kështu penalltinë e tij të parë në Serie A.
Inzaghi u ngadalësua pas dy fitoreve radhazi, Conte mbetet në krye të një tabele shumë të ngjeshur: vetëm dy pikë diferencë mes Napolit të tij dhe Juventusit të vendit të gjashtë.