“Buzëqesh” Pirlo, Bonucci lë izolimin dhe është gati për Atalantën

Juventusi rigjen të gatshëm për lojë një nga lojtarët më të rëndësishëm të repartit të pasmë. Leonardo Bonucci është shëruar zyrtarisht nga Covid-19 që e kishte infektuar gjatë angazhimit me të tij me ekipin kombëtar. Klubi i Juventusit e komunikoi lajmin me njoftim në faqen zyrtare.

“Leonardo Bonucci kreu, sipas protokollit, 2 kontrolle me prova molekulare (tampon) për Covid-19 dhe rezultatet ishin negative. Lojtari, për këtë arsye konsiderohet i shëruar dhe nuk do të qëndrojë më gjatë në izolim, por do t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës në stërvitje.”

Nga kjo e martë 33-vjeçari do të jetë nën urdhrat e Pirlos dhe konsiderohet në dispozicion trajnerit për ndeshjen delikate të “Gewiss Stadium” kundër Atalantës, të planifikuar për t’u zhvilluar të dielën, në orën 15:00.

Pa qendërmbrojtësin nga Viterbo, “Zonja e Vjetër” zhvilloi tri ndeshjet e fundit në kampionat në të cilat grumbulloi shtatë pikë, falë fitoreve me Napolin dhe Genoa dhe barazimit në derbi me Torinon.

Në këtë pikë, i vetmi pozitiv me Koronavirus në radhët e bardhezinjve mbetet Bernardeschi.

Shtuar 13.04.2021 10:04