Stefano Pioli pret të ketë në dispozicion Olivier Giroud i cili është shëruar nga problemi që kishte në shpinë.
Sulmesi francez mund të startojë ndeshjen që nga minuta e parë kundër Veronës.
Gjithshtu lajme të mira ka dhe për Zlatan Ibrahimoviç ku, mendohet se do të jetë i gatshëm gjithashtu me Veronën por ende nuk pritet ti ketë 90 minuta në këmbë.
Ndërsa Calabria duket se nuk ka probleme serioze por vetëm një lodhje muskulare të cilën kuqezijntë shpresojnë të rikuperohet në kohë .
Tekniku i “djajëve të kuq” nuk dëshiron të ulë vrullin e krijuar nga ekipi i tij, ku këta të fundit kanë realizuar një ecuri prej pretendentësh për kampionat./albeu.com