Buffon paralajmëron Italinë: Të jemi të kujdesshëm ndaj Shqipërisë

Gianluigi Buffon ka analizuar kundërshtarët e Italisë në Kampionatin Evropian, teksa e quajti trajnerin Luciano Spallettin “një trajner atipik”.

Italianët përfunduan në vendin e dytë në grupin e tyre kualifikues për Euro 2024 pas Anglisë, duke i lënë ata në vazon e katërt për shortin e fazës së grupeve. Kjo bëri që në short t’u bie Spanja, Kroacia dhe Shqipëria.

Ish-portieri italian theksoi se duhet të kenë kujdes ndaj Shqipërisë, meqenëse është ndeshja e parë në këtë Evropian.

“Le të jemi të kujdesshëm për Shqipërinë, ata janë një skuadër që duhet ‘marrë me pak kripë’. Gjithashtu, sepse janë të parët. Ndeshjet e para në këto ngjarje janë gjithmonë pak delikate dhe të tensionuara”, ka theksuar Buffon për gazetën italiane Tuttosport, transmeton Klankosova.tv.

“Por unë mendoj se me gjithçka që po punojmë për Spallettin dhe stafin e tij, nëse pritet mirë nga djemtë, shqetësimi im i vetëm do të jetë gjendja në të cilën do të arrijmë në Kampionatin Evropian”. /KlanKosova/


Shtuar 31.12.2023 11:11