Në moshën 43 -vjeçare , Gianluigi Buffon ka treguar edhe një herë se ai është ende i aftë të bëjë vepra të mëdha nën kostumin e portierit. Parma u mund 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin Ennio Tardini.
Pavarësisht humbjes, portieri me përvojë shkëlqeu në katërkëndësh dhe shpëtoi një gol të sigurt në pjesën e dytë .
Gjatë zhvillimit të një aksioni nga krahu i djathtë, sulmuesi i Sasuolos doli i vetëm para portierit të Parmës duke gabuar nga një distancë e vogël prej 2 metrash. Ishte Buffon i cili me pritjen e mrekullueshme i mohoi golin Sasuolos. Gigi fitoi duartrokitjet e tifozëve të ekipit të Parmës me pritjen e tij spektakolare.
Videoja është bërë virale duke marrë pëlqime të shumta.