Bruno Guimaraes pranë transferimit te gjiganti anglez

Bruno Guimaraes pritet të jetë protagonist i një prej lëvizjeve më të mëdha të merkatos së verës. Gazetari i talkSPORT, Alex Crook, e konsideron shumë të mundshëm transferimin e mesfushorit brazilian te Arsenali, edhe pse Newcastle United vazhdon të deklarojë se kapiteni nuk është në shitje.

Të lidhura

None found

Megjithatë, Crook vlerëson se një propozim financiar i rëndësishëm mund ta shtyjë klubin anglez të ndryshojë qëndrim.

“Besoj se Bruno Guimarães do të kalojë tek Arsenali. Jam në dijeni se Newcastle këmbëngul që ai nuk është në shitje, por mendoj se në fund vendimtare do të jenë paratë. Nëse paraqitet një ofertë prej afro 80 milionë funte ose më shumë, pres që transferimi të përfundojë”, u shpreh Crook.

Ndërkohë, raportimet tregojnë se Arsenali dhe Guimarães kanë gjetur tashmë gjuhën e përbashkët për të gjitha kushtet personale. Përfaqësuesi i Brazilit është gjithashtu i gatshëm të vazhdojë karrierën në Emirates Stadium.

Mesfushori 28-vjeçar thuhet se tërhiqet nga perspektiva për të luajtur nën urdhrat e Mikel Artetës, si dhe nga mundësia për të konkurruar për trofetë kryesorë në Angli dhe Evropë.

Deri tani, Newcastle nuk e ka miratuar largimin e kapitenit. Për këtë arsye, mbetet e paqartë nëse Arsenali do të bëjë një ofertë të mjaftueshme për ta bindur klubin që të autorizojë transferimin.


holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetjojobetbetwooncasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabet