Bruno Guimaraes bën një gjest të madh, shkëmben fanellën me çokollata me një tifoze

Newcastle United ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Aston Villa, duke triumfuar në Villa Park me rezultat 3-1.

Fabian Schar me dy gola dhe një autogol nga Moreno i dhanë tre pikët e mëdha ‘Laraskave’ nga ky udhëtim i vështirë.

Megjithatë mesfushori brazilian Bruno Guimaraes mori gjithë vëmendjen në fund të ndeshjes, me një gjest të mrekullueshëm.

Teksa po shkonte në dhomat e zhveshjes, Guimaraes u ndalua nga një tifoze që ishte përkujdesur për t’i bërë një dhuratë të bukur brazilianit.

Tifozja e Newcastle United i dhuroi brazilianit dy pako me çokollata dhe në këmbim mori fanellën e brazilianit.

Pa hezitim fare, Guimaraes shkëmbeu fanellat me pakot e çokollatave dhe kamera e kapi atë shumë të lumtur.

Gjithsesi gjesti i bukur nga reprezentuesi brazilian është bërë viral në rrjetet sociale, por edhe ai është duartrokitur për gjestin e bërë.


Shtuar 31.01.2024 17:13