Brozoviç tregon nëse dëshiron të qëndrojë tek Interi apo jo (FOTO LAJM)

Inter është në kërkim të gjetjes të gjuhës së përbashkët me kroatin Brozoviç për rinovimin e kontratës.

Klubi zikaltër e ka patur të vështirë deri më tani situatën për arsye se Brozoviç ende nuk është ulur në tavolinë për të biseduar detajet e rinovimit, madje nuk dihet ende nëse do të rinovojë apo jo. Dy klube të mëdha i janë vënë nga pas “trurit” të Inter-it. PSG dhe Bayern Munich janë duke e ndjekur në distancë organizatorin e mesfushës zikaltër.

Inter dhe tifozeria është në ankth sepse nuk dëshirojnë të humbasin një lojtar si Brozoviç. Distanca momentale midis dy palëve është rreth 500 mijë euro, Brozoviç kërkon minimalisht 6 milion euro në sezon ndërsa Interi i ka ofruar deri më tani 5,5 milion euro.

Gazetari italian, Fabrizio Biasin na e ka bërë më të thjeshtë dëshirën e Brozoviç. Ai ka kontaktuar kroatin me një mesazh në Instagram ku i ka thënë : “ Përshëndetje Brozoviç ! Do të të bëjë një pyetje ndryshe nga gazetarët e tjerë sepse po ta bëjë këtu në Instagram pyetjen si në kohët moderne që jemi. Të zgjodha ty të të bëjë pyetjen e parë në një rrjet social meqë edhe ti je një lojtar më “ndryshe” nga të tjerët në kuptimin e mirë të fjalës. Pyetja ime është shumë e thjeshtë. A dëshiron ti Brozoviç të nënshkruash përsëri kontratën me Interin e të qëndrosh akoma me ta?”.

Kjo ka qënë në mënyrë të për mbledhur pyetja e gazetarit ndërsa Brozoviç u përgjigjë shumë thjesht: “ Po dua !”.

Kaq ka mjaftuar në rrejtët sociale për t’i dhënë një qetësi tifozerisë zikaltër por edhe klubit gjithashtu./h.ll/albeu.com


Shtuar 19.11.2021 08:05