Brozovic: Luajtëm shumë mirë, por nuk mund të pësojmë gola të tillë

Marcelo Brozovic, mesfushori zikaltër, ka folur pas fitores me Spezian për mikrofonat e “DAZN”.

“Është shumë e rëndësishme kjo fitore, jemi të gjithë shumë të lumtur. Duhet të vazhdojmë kështu, por nuk mund të pësojmë gola në këtë mënyrë, duhet të jemi më të përqëndruar.

Ne luajtëm mirë, vuajtëm pak në fillimin e pjesës së parë dhe të dytë, por pjesa tjetër e ndeshjes ishte plotësisht në favorin tonë. Ne jemi të fortë, kemi gjashtë apo shtatë ndeshje të mbetura, duhet t’i fitojmë të gjitha”, është shprehur “truri” i mesfushës së Interit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.04.2022 22:37

Tags: ,