Brozoviç dhe Çalhanoglu nën presion, Asllani gati tu marrë minutat

Fitorja e “Derbit të Madoninës” mbrëmjen e të dielës, i vuri “vulën” në mënyrë permanente kalimin e “legjionarit” të Kombëtares, Kristjan Asllani tek Interi.

Sipas mediave italiane, javën e fundit në Itali janë përhapur thashetheme për një lamtumirë të mundshëm të kroatit, Marcelo Brozoviç, me kroatin që nuk është i vetmi nga pjesëtarët e mesfushës “zikaltër”, që “rrezikohet” nga prania e 20-vjeçarit.

Në të shumtën e raste Asllani ka hyrë në fushë si zëvendësues i mesfushorit turk Çalhanoglu dhe me shumë mundësi, “legjionari” mund ta nxjerrë turkun shumë shpejt jashtë lojës, me Asllanin që pritet që sezonin e ardhshëm t’i “rrëmbejë” edhe më shumë minuta mesfushorit.


Shtuar 9.02.2023 22:49