Sulmuesi shqiptar në pronësi të Chelseat, Armando Broja kishte shprehur ambiciet e tij të mëdha në futboll edhe para një viti dhe tani kur është i huazuar në Chelsea në Southampton ka filluar të jap sinjale të rëndësishme se është në rrugën e duhur për ta realizuar ëndrrën e tij.
Chelsea ka shpresa se Armando Broja mund të jetë një nga talentët e ardhshëm që ka dalë nga akademia e tyre edhe pse ai nuk e nisi në mënyrën më të mirë aventurën e tij te Southamptoni. Me dy gola të shënuar në dy ndeshjet e tij të fundit, Broja po dëshmon se i është dashur të pres dhe të durojë shumë për të nisur shpërthimin e tij.
“Blutë” e Londrës zgjodhën ta dërgonin Brojën në huazim, pavarësisht tre golave që i shënoi në tri ndeshje për skuadrën e trajnerit Thomas Tuchel gjatë përgatitjeve parasezonale, pas rikthimit të suksesshëm të Romelu Lukakut në klub, përcjellë KosovaPress.
Oferta e huazimit të Southamptonit u pranua shpejt me shqiptarin e lindur në Angli që zëvendësoi Danny Ings-in dhe u vendos për të konkurruar me Che Adams dhe Shane Long në fazën sulmuese. Prezenca e këtyre dy sulmuesve si dhe e Daniel Amstrongit bënë që Broja të kufizohet në paraqitjet e tij.
“Ai ishte një startues i ngadalshëm, por në tre javët e fundit është mbresëlënëse se sa shpejt mëson dhe sa shpejt dëshiron ta bëjë më mirë”, tha trajneri i Southamptonit në fillim të shtatorit.Teksti vazhdon pas reklamës
“Kam pasur disa biseda shumë serioze me të për t’i thënë se çfarë dua të shoh dhe ai ka qenë paksa i ngadalshëm, mendoj se duhet ta shtyni pak, dhe tani ai po lëviz në drejtimin që unë dua të shoh dhe definitivisht ka treguar cilësitë e tij që ka deri më tani në këtë moment. Kjo është shumë pozitive për mua.”, shtoi ai.
Nëse Broja mund të arrijë një numër dyshifror të golave dhe të fitojë minuta të rregullta në bregun jugor, ai mund të kthehet te Chelsea verën e ardhshme.
Duke folur për “Goal” sezonin e kaluar, ai pranoi se ambicia e tij ishte të bëhej Didier Drogba i ardhshëm: “Unë dua të përpiqem të kaloj Drogban. Mund të mos jetë e lehtë, por ky është mentaliteti im dhe si ndihem”, kishte deklaruar Broja.
Nuk do të jetë e lehtë, por Broja ka bërë gjithçka siç duhet deri tani.
Fatkeqësisht, ai nuk do të përballet me Chelsean sonte për shkak të kushteve të marrëveshjes së tij të huazimit, ndeshje kjo e cila fillon nga ora 20:45.