“Broja nuk është lojtar për ndeshje miqësore”, Reja: Luajmë me 3 në mbrojtje sepse ka qejf Gjimshiti

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli pas barazimit pa gola në miqësoren ndaj Gjoergjisë.

Në prononcimin e tij pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, italiani u shpreh i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve, pavarësisht rezultatit.

Reja nuk i kurseu elozhet për Asllanin teksa foli edhe për Armando Brojën:

NDESHJA- Pas ndeshjes me Spanjën motivacionet ishin krejt të ndryshme. Sigurisht kur ke ndeshje të tilla kaq afër, duhet të bësh rotacion. Jam i kënaqur me Asllanin, ka treguar personalitet, nuk ka frikë në fushë. Po përpiqem të gjej lojtarë të rinj, ti afroj dhe ta bëj skuadrën më kompetitive. Në miqësore është e rëndësishme të fitosh lojtarë të rinj. Duhet pak kohë, për t’u integruar. Edhe Vrioni bëri mirë, por i duhet kohë. Me kalimin e kohës, do të përpiqemi të afrojmë edhe ndonjë lojtar tjetër, për ta bërë më kompetitive skuadrën.

Gjeorgjia është një skuadër që ka mundur Bosnjën. Skuadrën shumë e vështirë, për t’u përballur. E dinim që ishte skuadër e fortë. Motivimi karikimi i skuadrës pas ndeshjes me Spanjën, ishte disi i vështirë, djemtë vrapuan shumë dhe dhanë maksimumin. Në 20 minutat e fundit u përpoqëm të gjenin golin, por nuk ia dolëm. Këto skuadra lenë shumë pak hapësira dhe ne i vuajtëm mungesën e hapësirave dhe ngjeshjen mbrapa.

ROLI I ASLLANIT- Edhe Asllani edhe Gjasula luajnë në të njëjtin pozicion, përpara mbrojtjes. Ka pasime shumë të mira. Ndonjëherë është shumë i shpejtë dhe lojtar i rëndësishëm. Do të ketë një karrierë të madhe sipas meje.

RRESHTIMI- Mund edhe të provoja diçka ndryshe, por nuk kisha karakteristikat e duhura, për të bërë ndryshimet e duhura. Duhet të kesh 2 skuadra të përshtatshme për të bërë prova. Ndoshta në një ndeshje tjetër, me siguri do të bëj diçka ndryshe. Gjimshiti ka qejf të luajë me 3 në mbrojtje.

GODITJET- Janë 2-3 lojtarë që godasin, Çekici, Manaj dhe Bajrami. Dikush është me egoist dikush më pak. Duhet ta zgjidhin mes tyre.

ZËVENDËSIMI I BROJËS- Broja nuk ishte në ditën e tij më të mirë, Kishte probleme në kavilja. Kur ndez dritat është i papërmbajtshëm, por nuk është lojtar për miqësore. Ka nevojë për stimuj më të madhej, për skuadra më cilësore.


Shtuar 29.03.2022 20:29