Broja nuk arriti të shënojë ditën e sotme, por kapiteni i tij ka realizuar një perlë (VIDEO)

Southampton është mposhtur ditën e sotme ndaj Wolves në Premier League me rezultatin e pastër 3-1.

Në fushë ishte edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja deri në minutën e 78, por nuk arriti të gjejë rrjetën.

Kur rezultati ishte 2-0 për “ujqërit” me golat e shënuar nga Jimenez dhe Caady, miqtë do të ngushtonin rezultatin në mintën e 84 me një super gol të  kapitenit Ward-Proëse nga goditja e dënimit.

Ky gol nuk do t’i mjaftonte skuadrës së Brojës për të dalë qoftë edhe me një pikë nga kjo ndeshje, pasi Wolves do të shonente edhe golin e tretë me Traore  në minutën e 90+1 për të vulosur rezultatin përfundimtar. r.t/albeu.com


Shtuar 15.01.2022 18:09